• |
ide | kryesore

Liam Payne, flirti me Kourtney K

Paparazzi, Slider



Pak kohë më parë Liam Payne i dha fund lidhjes së tij me ish-partneren, Cheryl. Tani që është përsëri beqar, siç duket Liam ka filluar të mendojë për një lidhje të re. Fansat e këngëtarit mendojnë se ai po flirton hapur me Kourtney Kardashian.

Liam ka komentuar në një foto të saj dhe duket se Kourtney-t i ka pëlqyer shumë. Një burim i afërt i yllit të ‘Keeping Up With The Kardashians’ ka treguar për ‘Hollywood Life’ se pasi ajo ka parë komentin e Liam ka pyetur menjëherë sa vjeç është ai, sepse Kourtney pëlqen më shumë djemtë më të vegjël se ajo në moshë.

“Kourtney mendon se Liam është shumë tërheqës dhe është e hapur për një takim me të. Nëse ai do ta pyeste ajo do të thotë menjëherë po”, – ka shtuar burimi për ‘Hollywood Life’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *