• |
ide | kryesore

E pazakontë/ Vidhen 2 milionë lekë brenda në komisariatin e Durrësit

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rrallë raportohet në komisariatin e policisë së Durrësit. Persona ende të pa identifikuar kanë vjedhur rreth 2 milion lekë të vjetra 2 net më parë. Vjedhja ka ndodhur në ambientet e brendshme të komisariatit, në zyrën ku mbahet arka e parave që mblidhen nga gjobat e policisë rrugore dhe zyra OASH. Vjedhja është mbajtur e fshehtë nga policia, por mësohet se për ngjarjen kanë nisur hetimet. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur verifikimet për ngjarjen e pazakontë. Janë marrë në pyetje disa nga efektivët ndërsa por verifikohen përgjegjësitë e të gjithë zinxhirit drejtues në Policinë e Durrësit. Ka dyshime se në këtë ngjarje mund të jenë të përfshirë edhe punonjës të policisë. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Haha. Gjeja me skandaloze qe mund te degjosh. Qytetaret presin te mbrohet nga policia e shtetit?! A jeni te sigurte qe eshte policia?

  2. Qe kur policia eshte mbushur me rrugecer dhe hajduter do vjedhin njeri tjetrin dhe brenda komisariteve .Kjo eshte policia qe duam.Ata nuk ruajne dot institucionin e tyre jo me te ruajne rendin dhe qytetaret ,Imagjinoni kur vene keta polica per kontrolle banesash se cfare mund te bejne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *