• |
ide | kryesore

Konfirmohet në detyrë prokurorja Alma Muça nga KPK

Lajme, Të fundit



Konfirmohet ditën e sotme në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit prokurorja pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Alma Muça.

Mbështetur në tre kritere: rivlerësimin e pasurisë, figurën apo dhe aftësitë profesionale, nga verifikimet e ILDKPKI rezulton se Muça ka bërë deklarim të saktë në përputhje me ligjin.

Pasi u shqyrtuan dhe hetuan të gjithë kriteret, ditën e sotme, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka dhënë asaj të drejtën për të vazhduar punën.

KPK ka vlerësuar aftësitë profesionale të Muçës, ndërsa shton se ‘nuk janë gjetur afera korruptive tek denoncimet’.

Muça në fjalën e saj para KPK-së ka kërkuar konfirmimin e saj në detyrë. Komisioni ka pohuar se prokurorja ka burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë dhe nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesit. Ndër të tjera është thënë se prokurorja disponon dhe një depozitë bankare prej 5 milionë lekësh, të krijuar nga kursimet e pagës në vitet 2014-2015.

 

 



1 Comment

  1. SHYQYR , PER DY VITE MEZI KISHTE BO 50 MILION LEKE KURSIME NGA RROGA .
    NUMRI I KURVAVE RRITET NGA DITA NE DITE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *