• |
ide | kryesore

Borussia Dortmund merr vendimin drastik: klauzolë anti-Bayern

Sport



Është folur shumë për superfuqinë e Bayern Mynih në Bundesligë, por këtë vit, duket se situata po ndryshon dhe Borussia Dortmund udhëheq klasifikimin, gjë që ka nisur ti shijojë. Verdhezinjtë kërkojnë ta kthehejnë tashmë në traditë qendrimin në majën e futbollit gjerman, e për ta bërë këtë kanë vendfosur ta godasin kundërshtarin e tyre të madh në pikën e tyre më të ndjeshme.

Sipas asaj që raporton gjermania BILD, Borussia Dortmund ka vendosur të vendosë një rregull të ri në shoqëri, që do ti ndalojë klubin dhe lojtarët e tyre të ulen në negociata dalëse me Bayern. Në fakt është dashur shumë kohë, por në fund kuptuan që me aftësinë e tyre të jashtëzakonshme në zbulimin e talenteve e forcën e një shoqërie që nuk është e detyruar të shesë, mund të ketë të gjitha kartat në rregull për tiu kundërvënë fuqisë ekonomike të bavarezëve.

Sepse me një llogari të thjeshtë, nëse në krah të surprizës së bukur Alcacèr të luante një farë Leëandoëski, ndoshta pikët e diferencës nga rivalët do të ishin shumë më tepër; pa përmendur Hummels në mbrojtje. Pas largimit të Christian Pulisic, muri verdhezi që u ngrit ka një thesar të vërtetë për të mbrojtur nga armiqtë e betuar dhe ai është anglezi Jadon Sancho. Bayern vazhdon ta shohë me prioritet tregun në Gjermani (i fundit Pavard) dhe peshkon nga të gjitha skuadrat e Bundesligës, thjesht sepse mund të bëjë oferta për lojtarët me të cilat pak klube në Europë mund të krahasohen.

Borussia për të konkuruar edhe ekonomikisht duhet të fitojë. E shpesh madje. Duke mbajtur lojtarët më të mirë dhe pa ia shitur rivalëve direkt. Ndoshta mund të kalohet edhe në klauzolën anti Bayern në kontrata. Në fund të fundit, duke parë situtën, nuk duket ide e pavlerë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *