• |
ide | kryesore

Penallti e tillë nuk është parë kurrë: përplasen dy lojtarë të një skuadre

Sport



Në Kupën e Azisë, minuta e 80 në ndeshjen mes Sirisë dhe Australisë me shumë mundësi do të futet në histori: sulmuesi siriano Omar Al Soma rrëzohet në tokë pas një kontakti në zonë. Arbitri fërshëllen dhe akordon penallti, por si kuptohet nga përsëritja, kontakti ka ndodhur mes Al Soma e një lojtari tjetër të Sirisë. Nuk ishte parë ndonjëherë në histori një penallti për pengim të lojtarit nga shoku i tij i skuadrës. Drama do të kishte qenë e rëndë në fakt për Kangurët, nëse nuk do ti kishte buzëqeshur fitorja në fund.

Pas gabimit skandaloz të arbitrit, vetë Al Soma shënoi golin e barazimit momental 2-2, përpara golit vendimtar të Rogic në të 93′ që i dha fitoren Australisë. Doli kështu nga Kupa e Azisë, Siria që e mbylli Grupin B në vendin e fundit pas Palestinës, ndërsa avancojnë më tej Jordania e Australia.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *