• |
ide | kryesore

Video/ Strakosha dhe mrekullia kundër Milik që nuk mjaftoi: “Nuk arrijmë të fitojmë kurrë kundër një skuadre të madhe”

F1, Sport, Video



Thomas Strakosha ishte lojtari më i mirë për Lazion në mbrëmjen e San Paolo, pavarësisht humbjes 2-1. Portieri i kombëtares shqiptare arriti të bllokojë goditjet e Milik, në tre raste përpara se të pësonte gol, duke e shpëtuar skuadrën edhe nga goleada. Thomas Strakosha ka folur për mikrofonin e Lazio Style Radio, duke vënë theksin tek mentaliteti që në këtë moment i mungon skuadrës kryeqytetase.

“Kjo humbje dhemb, nuk mendojmë për kartonin e kuq – tha numri 1 i Lazios -, por faktin se nuk arrijmë asnjëherë të fitojmë kundër një skuadre të madhe. Napoli ka lojtarë shumë të mirë, gabimet ndodhin e ne duhet të kërkojmë të mos gabojmë”.

Portieri shqiptar duket se e ka kaluar momentin e vështirë ku nuk i kanë munguar edhe kritikat nga trajneri dhe tifozët dhe është kthyer të jerë vendimtar. “Juventus? Do të luajmë të qetë e me dëshirën që tregojmë në cdo stërvitje, duke vazhduar të punojmë ashtu si dimë.”

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2019/01/vMfik8EQcJRF11itBAPS_20_4a264ab39a92b853b90df14f59dce3f4_video_720p_converted.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *