• |
ide | kryesore

Festimi i paparë ndonjëherë në futboll: gjetja e Sharp të Sheffield United bëhet viral!

Sport



Një festim i vecantë, i paprecedentë madje, që në Angli është bërë menjëherë virale. Billy Sharp, sulmuesi i Sheffield United, pasi ka shënuar golin e 2-2 kundër Norwich në ndeshjen e vlefshme për javën e 19 të Championship, është bërë protagonist i një gjesti shumë kurioz, duke hequr një një corape të bardhë i ngjashëm me Mr. Socko, “personazhi” që u bë i njohur nga wrestleri historik Mick Foley në WWE. Sharp nuk u mjaftua vetëm ta vendoste në krah Mr. Socko, por ka imituar gjithashtu lëvizjen finale të Foley, duke tentuar ta “mbyste” shokun e skuadrës George Baldock.

Me pak fjalë, një festim që pa dyshim ka ndezur interesimin e publikut në stadium, duke u përhapur pastaj me shpejtësi në rrjetet sociale.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *