• |
ide | kryesore

Batistuta: “Te Real ose Milan do të isha mërzitur”

Sport



Ai ishte një nga sulmuesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave, por gjatë karrierës së tij ka fituar shumë më pak se kolegët e tjerë më pak të talentuar. Gabriel Omar Batistuta, pavarësisht nga ortekët e golave të shënuar në Itali, në nivel të klubit ka në palmares vetëm një Scudetto, dy Superkupa të Italisë dhe një Kupë të Italisë.

Mbreti Luan nuk është favorizuar sigurisht nga fakti që ka luajtur nëntë sezone te Fiorentina. Në fakt, gjatë periudhës së tij te kjo skuadër, ai nuk ka patur mundësinë të konkuronte për trofetë më të rëndësishëm, megjithatë Batistuta ngushëllohet me faktin që u bë një idhull absolut në Firence, si dhe një nga mitet më të mëdhenj në historinë e klubit vjollcë.

Sipas Marca, Batistuta, duke folur për “American Business Forum“, ka pranuar se nuk ndjen keqardhje.

“Shpesh lojtari trajtohet si produkt. Kur isha te Fiorentina, më kërkuan Real Madrid, Manchester United, Milan, por gjithmonë kam zgjedhur qetësinë e Firences. Nëse do të kisha shkuar në Madrid do të kisha shënuar më shumë se 200 gola dhe do të kisha fituar më shumë, por do të isha mërzitur. E njëjta gjë do të ndodhte në Milano”.

Batistuta ka lënë një kujtim pashlyeshëm në Firence.

“Edhe pse kurrë nuk kam fituar një trofe të rëndësishëm, unë ende e konsideroj veten fitues, sepse ndihmova Fiorentinën të konkurrojë me më të fortët”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *