• |
ide | kryesore

Video/ Argjentina kampione e botës, Batistuta nuk i përmban emocionet: shpërthen në lot direkt në TV

-Instant, Sport, Video
Batistuta



Siç dihet, Kupa e Botës Katar 2022 përfundoi me Argjentinën në shkallën më të lartë të podiumit. Albiceleste fitoi titullin e tretë botëror në fund të një sfide me intensitet shumë të lartë kundër Francës. Triumfi i parë botëror i Messit në pjesëmarrjen e tij të fundit. E tani, paralelizmi me El Pibe de Oro ishte i pashmangshëm, por emocionet ishin për të gjithë. Për Gabriel Omar Batistuta edhe më shumë, sic tregon një video e bërë virale së fundmi.

Legjenda e kombëtares argjentinase dhe protagonist në Itali me fanellat e Fiorentinës, Romës dhe Interit, nuk mundi të mbante lotët në transmetim direkt në TV pas penalltisë vendimtare të Gonzalo Montiel.

Si opinionist në një stacion televiziv në Katar, Batistuta u ftua të komentonte triumfin e titullit botëror. Një koment, ai i Batigol, i shoqëruar nga emocionet dhe lotët për një fitore të madhe jo vetëm të kombëtares, por të gjithë vendit: “Është diçka e pabesueshme, ne të gjithë luftojmë për këtë qëllim. Jam shumë i lumtur për Messi dhe për të gjithë argjentinasit. Të gjithë ishin në anën tonë”. Batistuta, dukshëm i mallëngjyer, për ngjitjen e Albiceleste në çatinë e botës, shpërtheu në lot.

Në fund të transmetimit, Batistuta doli në fushë për të marrë pjesë në festën e kombëtares së Argjentinës. Me të hyrë në fushë, ish-lojtari i Fiorentinës arriti të rrëmbejë një pjesë të rrjetës së një prej portave. Një relike e veçantë që pak më pas Batigol ua ka treguar ndjekësve, me një histori të publikuar në profilin e tij në Instagram.



1 Comment

  1. nuk ka lote te vertete per te ketila gjonja

    thuaj nje genjeshter perserite beje te madhe dhe kan per ta besue

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *