• |
ide | kryesore

Zgjidhjen për të rikuperuar diferencën me kreun, Kukësi e gjen… me Elbasan Arena

Sport



Në një garë për titull e sidomos kur diferenca për tu rikuperuar është 8 pikë, duhet përdorur të gjitha mënyrat. E në këtë rast një fushë cilësore do të ishte më e përshtatshme për të shprehur kualitetet në lojë. Kundër Luftëtarit, Blutë do të luajnë në Elbasan Arena, por Kukësi do të shpërngulet aty përfundimisht, deri në kthimin në stadiumin Zeqir Ymeri. Ajo që i ka bërë drejtuesit e klubit të bëjnë këtë lëvizje, është cilësia e fushës, që mund ti japë një ndihmë më shumë një skuadre kualitative si Kukësi, që për të afruar sa më shumë tifozë për përballjen me Luftëtarin, ka hapur dyert pa pagesë për të gjithë tifozët.

Janë edhe tre fitore për të arritur, për të përmbushur kushtin e vendosur nga presidenti. E për tu përqendruar deri në përballjen direkte me Partizanin, Kukësi do të qendrojë në heshtje shtypi. Blutë kërkojnë ti marrin gjërat me qetësi, një nga një, duke filluar nga ndeshja me Luftëtarin. Tekniku, Armando Cungu, është në ankth për gjendjen e sulmuesit Vasil Shkurtaj që ka pësuar një frakturë në dorë. Një goditje për teknikun, në kohën kur sulmuesi sapo kishte gjetur golin në kampionat dhe zhbllokimi mund ti jepte tjetër impuls në fushë. Aletrnativa natyrisht është Reginaldo, por shkodrani do të preferonte ti kishte të dy lojtarët në fushë, për më tepër që shkurtaj e njeh mirë kundërshtarin, si ish-skuadra e tij.

Sikur të mos mjaftojë, do të mungojë e sigurtë Ëillian Cordeiro i demtuar, duke e bërë Cungun të mendojë se ka ardhur koha ti besojë Valdet Ramës nga minuta e parë. Goli i shënuar kundër Kamzës ka rritur shumë kreditet e ish-lojtarit të kombëtares, ndërsa lajmet më të mira për veri lindorët janë rikthimet e Shametit dhe Cuculit. Dyshja e qendrës që mungoi për plotësimin e numrit të kartonëve kundër Kamzës do ti japë soliditetin e munguar difensiv në ndeshjen e fundit Kukësit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *