• |
ide | kryesore

Kaos te Gjermania: Loew përjashton Mueller, Boateng e Hummels Mbrojtësi: “Prisja një lamtumirë ndryshe”

Sport



Gjermania ndryshon lëkurë e pas dështimit në Botërorin në Rusi, ku u eleminua në fazën e grupeve ku bënte pjesë bashkë me Suedinë, Meksikën e Korenë e Jugut, tekniku Joachim Loew ka nisur revolucionin. Duke nisur nga kualifikueset e Euro 2020 Jerome Boateng, Mats Hummels e Thomas Mueller të Bayern Monaco duhet të jenë të përjashtuar nga grupi i të besuarve të teknikut. Loew ka fluturuar për në Mynih për ti komunikuar atyre vendimin personalisht. Tre lojtarët janë në xhiron e kombëtares që nga 2010 dhe kanë qenë një pjesë shumë e rëndësishme e Panzerave, që kulmuan me triumfin në Botërorin e Brazilit 2014.

BOATENG: “SHPRESOJA NJË LAMTUMIRË NDRYSHE”
I menjëhershëm reagimi i Jerome Boateng përmes një postimi në Twiter, ku konfermohet vendimi i teknikut të përfaqësueses gjermane: “Kam qenë gjithnjë jashtëzakonisht krenar që kam mundur të vesh fanellën e kombëtares e nuk do ta harroj kurrë verën e 2014. E megjithatë, natyrisht, do të më pëlqente të shihja një tjetër lamtumirë për ne. Fat të mbarë për të ardhmen!”




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *