• |
ide | kryesore

Cunami tek Real: Zidane “zbulon” nëntë të padëshirueshmit

Sport



Do të jetë një revolucion i vërtetë ajo që Florentino Perez e Zidane do të kryejnë në fund të sezonit. Objektivët për përforcimin e skuadrës janë ata që të gjithë i dinë: për mesfushën, belgu Eden Hazard i Chelsea e danezi Christian Eriksen i Tottenham, plus ëndërra e trajnerit francez, që është Paul Pogba. Në sulm objektivi primar është bërë Mbappè, që ka dhënë ca sinjale shprese për Los Blancos, ndërsa alternativa mbetet Harry Kane.

Por më shumë se blerjet, interesi është i gjithi tek emrat në dalje të titullarëv aktualë të Real. Nëse dikush shpresonte ti merrte Asensio nga duart e Florentino Perez, mund të qetësohet sepse me rikthimin e Zidane djaloshi është kthyer i pashitshëm. Duhet të rifitojë vendin me të rinjtë që do të vijnë, por do të qendrojë. Një mbrojtës interesant është Vallejo, që me ardhjen zyrtare të Eder Militao, nuk do të ketë vend në 25-shen e organikës.

Deri 10 ditë më parë ishte gati i sigurtë kalimi i Marcelo tek Juventus, por edhe me drejtimin e ri nuk është se gjërat kanë ndryshuar shumë: Reguilòn, produkt i sektorit të të rinjve, vazhdon ti qendrojë përpara në hierarkitë e skuadrës. Më e komplikuar situata për Isco. Zizou e riktheu në fushë dhe përgjigja ishte e mirë, por vështirë se mesfushori mund të rikuperojë thyerjen me klubin. Edhe Bale mbetet në merkato, sepse nuk konsiderohet fondamental, për më tepër që është 30 vjec e shitja e tij mund të sjellë arkëtime të rëndësishme për tu përdorur më pas në zërin e hyrjeve.

Portieri Keylor Navas është kthyer titullar në ndeshjen me Celta, por pavarësisht preferencës që Zidane ka për të, është dhe mbetet i dyti pas belgut. Mariano Diaz eerdhi si zëvendësuesi i Cristiano Ronaldo e ka kaluar gjithcka: dëmtime muskulare e deri edhe nervin shiatik. Real mendon ta huazojë, sepse në këtë pikë nuk do të luante kurrë. Ndërsa ata që është e sigurtë se do të shiten janë tre mesfushorët Ceballos, Marcos Llorente e Valverde.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *