• |
ide | kryesore

“VAR i kthen arbitrat në kukulla, më dënuan për motive politike”: Platini shpërthen kundër FIFA-s

Sport



Në një intervistë për Corriere della Sera, Michel Platini ka drejtuar akuzat e tij kundër Fifa-s e ka nxjerrë të pavlefshëm Var. “Skualifikimi nuk më ka prekur, nuk e pranoj, sepse nuk ndihem I skualifikuar. Zvicra më liroi nga akuzat, Fifa duhet të bënte të njëjtën gjë, por nuk e bëri për motive politike. E gjitha ishte politike. Nuk e di cdo bëj më pas, sepse më lart se ku isha… E shfytëzova vendimin e atyre të mallkuarve të Fifa-s për një pushim total pas 45 vjetësh».

Platini ka shpjeguar se e ardhmja e tij mbetet futbolli, pavarësisht cdo gjëje: “Tani cështja është në Gjykatën e të drejtave të Njeriut, në Strasburg: nuk mund të më ndalojnë të punoj në futboll», ka thënë francezi që ka dhënë mendimin e tij edhe në lidhje me përdorimin e teknologjisë në futboll, të cilin në kohën kur drejtonte e mbajti gjithnjë larg fushave. “Kam qenë gjithnjë kundër. Var mund të ndihmojë, por pastaj është interpretimi: vendos gjithnjë njeriu. Dizenjatorët I transformuan arbitrat në kukulla. Është e rëndë kur humbet një ndeshje nga gabimet e arbitrave, por është njerëzore. Tani që është teknologjia gabojnë përsëri. Lërini njerëzorët të luajnë mes tyre, futbolli është shpikur për lojtarët jo për arbitrat që vendosin rregullat”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *