• |
ide | kryesore

Video/ Premier League: City kthehet në krye, Tottenham e Chelsea bindin

Sport, Video



Manchester City nuk zhgënjen pritshmëritë dhe arkivon lehtësisht ndeshjen kundër Cardiff, duke rimarrë vendin e parë. Mbi skuadrën e Guardiolës ishte presioni për të fituar, duke ditur se të të Kuqtë e kishin fituar ndeshjen e tyre, në kohën kur numri i ndeshjeve në dispozicion sa vjen e zvogëlohet.

Vendosin në pjesën e parë golat e shënuar nga De Bruyne (6’) e Sané (44’). Citizens kalojnë përsëri Liverpool në krye të klasifikimit të Premier League, me një pikë avantazh ndaj skuadrës së Jurgen Klopp, që zbret në vendin e dytë me 79 pikë.

Fitojnë ndërkohë dy skuadrat londineze të impenjuara në shtëpi: Tottenham dominon 2-0 ndaj Crystal Palace, me golat e shënuar nga Son dhe Eriksen në pjesën e dytë. Nuk diskuton suksesin Chelsea, që likuidon Brighton me një sukses 3-0, që nisi me golin e Giroud dhe përfundoi me Hazard e Loftus Cheek.

England – Premier League

Chelsea 3 – 0 Brighton & Hove Albion
Manchester City 2 – 0 Cardiff City
Tottenham Hotspur 2 – 0 Crystal Palace



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *