• |
ide | kryesore

Grabitja në Rinas zhvlerëson euron; bankat nuk po tërheqin valutë se nuk kanë ku ta çojnë

Lajme, Të fundit



Grabitja e para disa ditëve në Rinas, ku brenda barkut të avionit që po nisej drejt Vjenës u vodhën thasët me valutë që bankat po transportonin jashtë, çka bëri që Austrian Airlines të ndalonte këtë shërbim, po jep efektin e saj edhe në kursin e këmbimit. 

Monedha e përbashkët europiane ka humbur dy ditët e fundit pas grabitjes 0.7 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Një euro u këmbye sot me 124.2 lekë, duke arritur nivelin më të ulët të dy muajve.

Leku është shfaqur i fortë përkundrejt të gjitha valutave. Rënie të fortë ka pasur dollari, duke u këmbyer në nivelin 110.7 lekë, rreth 0.53 lekë më pak se një ditë më parë, dhe paundi britanik i cili është këmbyer me 144 lekë, rreth 0.6 pikë më pak se një ditë më parë.

Arsyeja kryesore për këtë nënçmim të valutave, sipas ekspertëve të tregut është bllokimi i transferimit të parave për shkak të grabitjes që ndodhi në aeroportin e Rinasit.  Duke qenë se transferimi i tepricës në valutë të bankave është bllokuar, kërkesa për të tërhequr euro nga tregu ka qenë shumë e ulët, duke bërë që euro të nënçmohet fort gjatë ditës së sotme.

Ilirjan Ligacaj, Drejtor i Thesarit pranë Union Bank, tha për Monitor se bankat nuk po tërheqin më valutë nga tregu dhe për këtë arsye po akumulohet stok në treg. Ai shtoi se kjo situatë mund të zgjasë derisa bankat tregtare në vend të gjejnë një mënyrë tjetër për transferimin e tepricës në valutë.

Transferimi i parave jashtë vendit është një procedurë normale e bankave, të cilat një pjesë të parave të lira nga depozituesit (euro, dollarë, paund etj.), i vendosin në institucionet financiare jashtë vendit, si formë alternative e investimit. Ky transferim kryhet fizikisht dhe kjo është një marrëdhënie që bankat e zgjidhin me shoqëritë private të sigurisë fizike.

Krahas dërgimit të tepricës së eurove apo dollarëve, (kur nuk kanë mundësi kreditimi apo angazhimi në investime të tjera në Shqipëri për atë monedhë), bankat grumbullojnë edhe cash të një monedhe në treg. Zakonisht në Shqipëri grumbullojnë cash Paund ose Franga Zvicerane. Këto monedha i tregtojnë në Bankat Rajonale, zakonisht në Vjenë, por edhe Credit SëissZyrich duke i konvertuar në Euro ose Dollar, të cilat ose i sjellin mbrapsht fizikisht në Shqipëri ose i kreditojnë në llogaritë me Bankat korrespondente në Austri apo Zvicër, në vartësi të Bankës që bën marrëveshjen. Ky është një transaksion i thjeshtë këmbimi cash.

Por, pas grabitjes së parave nga barku i avionit që nisej drejt Vjenës pak ditë më parë, e dyta në harkun kohor të tre viteve, zëdhënësja e Austrian Airlines, ka pohuar se si një masë sigurie, se nuk do të ketë më transferta cash nga Tirana në Vjenë. /monitor 



6 Comments

  1. Ja fusin kot, qe ne daten 08 ne mengjes ka patur ulje te Eur dhe kjo eshte bere normale sepse qelbesirat duan te perfitojne nga taksat dhe banka e shqiperise shet eur ne menyre qe te ule vleren se duhet te paguaje institucione monetare te huaja ne Eur ndaj do ta bleje sa me lire..Per kuriozitet shikojeni kursin javen e pagese se tatimeve dhe do kuptoni me shume…Ky kallarja mos na vije e te flase per depozita bankare jashte shtetit se tregtia nuk behet me stoqe ne bankat e huaja. Duke qene se deficit tregtar eshte I larte, Euro blihet ketu ne shqiperi dhe me cmim te larte bile..

  2. me vertet e kini shkruajtur kete lajm? ky lajm eshte nje ofendim i rend per veshet e dikujt qe merr vesh sadopak nga ekonomia. a jeni ne terezi apo jo. po si ka mndesi qe e ndikuan tregun 8 milion euro me pak, kur un personlashit kur punoja ne bank kemi ber veprime ne treg me mbi 20 milion euro pa e ndikuar. Turp i madh per gazetarin shqiptare. perfundimisht jeni me te vertet media kazan. me duket se dhe bushate ka qellime te caktuara me lajmet fake , dezinformuese, dhe aspak ne sherbim te qytetareve.

  3. Ore nuk po thote qe kane ndikuar 8 milionet por fakti qe bankat nuk terheqin me euro si depozita sepse tregu eshte i ngopur me kredi ne euro, nderkohe qe per shkak te bllokimit nuk mund te dergohen dhe investohen jashte dhe rrjedhimisht konvertohen ne leke duke sjelle dobesimin e euros. Lexojeni shkrimin pastaj komentoni o njerez.

  4. Ja dhe nje tjeter ekspert si Andi Bushati. Si nuk e kupton qe keto jan karlliqe me brire sa per te ber fake news. nqs bie euro, bankat perfitojn nga situata dhe akumulojn me shum, pasi eshte oportunitet investimi i brendshem dhe u leverdis te akumulojn me cimim te ulet per ta shitur ne nje moment te dyt. Dhe mos ki merak se i kan ca kasaforta edhe bankat. Tregu eshte thjesht kerkes ofert si cdo treg tjeter. ka pas me shum ofert euroje kaq. boll me fake news se jan ofendim per cdo person qe e njef icik sistemin financiar e bankar.

  5. Problemi eshte qe vendimarrjet ne kete rast nuk po i ndikon tregu por pasojat e grabitjes. Bankat i bene analizat e veta te tregut dhe i cuan eurot jashte, ndryshe i fusnin ne kasaforte dhe prisnin. Se ku dhe kur i leverdis me shume investimi e dijne vetem bankat. Ne treg ndikojne shume faktore dhe nuk ka garanci qe vlera e euros do rritet serisht. Mos harro qe afron sezoni turistik. Nuk do rrine te shikojne filxhanin e kafese se shteti eshte i paafte.
    Shkrimi nuk eshte i bushatit po i nje reviste te specializuar ne ceshtje financiare si monitor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *