• |
ide | kryesore

FOTO/ F1, Kubica e Leclerc përplasen frikshëm në kthesën më të ngushtë të Botërorit

Sport



Incident i dyfishtë, i frikshëm e në të njëjtën kthesë për Robert Kubica e Charles Leclerc gjatë kualifikueseve për GP të Azerbaixhan. Në fillim polaku, gjatë Q1, është përplasur në mur me Ëilliams, pas një prekje të lehtë të krahut të majtë, e më pas piloti i Ferrarit, gjatë Q2, ka pasur të njëjtin fat si pasojë e një bllokimi (gjithnjë në krahun e majtë).

Të dy pilotët kanë mbetur viktimë të kthesës më të ngushtë të Botërorit, atë që del në zonën e kështjellës në Baku. Një katastrofë sidomos për Ferrari, duke qenë se Charles dukej të ishte favoriti numër 1 për pole position, pas dominimit gjatë provave të lira. Një tjetër dhuratë për Mercedes në një sezon deri tani i komplikuar për skuderinë e Maranellos.






Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *