• |
ide | kryesore

Kampionati i gabimeve të pandëshkuara…

Sport



Një kampionat deri diku i cuditshëm mund të konsiderohet ky i këtij viti në Superiore, ku duhet se të gjithë funksionojnë në të njëjtën mënyrë, ndjekin rezultatet e njëri-tjetrit, por askush nuk përfiton. A thua se bëjnë të gjithë një kampionat më vete, të pandikuar nga rezutatet e rivalëve. Partizani bën të dytin barazim radhazi e një skuadër që e ndjek e ka mundësinë e fundit të rihapë lojërat, ose të paktën ta vendosë nën presion kundërshtarin, duhet ta shfrytëzonte. Por jo, nuk ndodhi, barazoi edhe Kukësi kundër Teutës, duke shpenzuar raste si ai i Reginaldos, që nuk mund ti humbasësh.

E nuk është hera e parë, sa për ta marrë si shembull: edhe kur të kuqtë u mundën në Gjirokastër blutë lëshonin pe në Krujë, duke ruajtur status quo. E njëjta gjë ka ndodhur në të gjithë linjën e renditjes, ku Flamurtari me 9 humbje për pak mori vendin e dytë të renditjes, kur Skënderbeu me 13 humbje është pranë zonës Europiane, ndërsa Tirana me një humbje më pak rrezikon rënien nga Kategoria. Kastrioti e Luftëtari bënë një kampionat me dy fytyra, të parën për tu harruar e të dytën për kampion…

Por në fund llogaritë shkojnë në vend…cfarëdo që ndodh, të gjithë janë po aty, askush nuk përfiton, askush nuk të bën të dënohesh nga hapi fals, diferencat janë në letër, ndërsa në fushë zerohen, vetëm se ka dicka, mund të gabosh sa të duash, se e bën edhe kundërshtari yt, në të njëjtën javë, ose dicka më vonë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *