• |
ide | kryesore

Dominim total i Partizanit në volejboll: kampion pas 38 vjetësh

Sport



38 vjet vjet pritje për një titull kampion dhe Partizani kurorëzon ëndërrën, duke fituar 3-0 serinë e finaleve kundër Vllaznisë. Një arritje e madhe e Ylli Tomorrit, që pas katër vitesh në krye të skuadrës së kuqe rikthehet të shijojë triumfin, që i mungonte që pas largimit të tij nga Studenti.

Nuk e ka vënë asnjëherë në diskutim ndeshjen skuadra kryeqytetase, e fortë në avantazhin e dy ndeshjeve të serisë finale: 2-3 në Shkodër dhe 3-2 në Asllan Rusi, duke përmbysur avantazhin e shkodranëve, e ku ishte ndeshja decisive për triumfin në kampionat. Skuadra e Tomorrit ka diktuar setin e parë, duke u organizuar saktë në bllok dhe duke u imponuar, në atë që do të ishte mbrëmja e madhe për kryeqytetasit, që nuk i dhanë asnjë shans kuqebluve 21-25. Në fakt, domoralizimi ndihej në kampin shkodran, që e patën të pamundur të mbanin ritmin në setin e dytë 21-25 për Partizanin. Kthesa ishte e pamundur psikologjikisht dhe aty përfitoi skuadra e Tomorrit për të mbyllur llogaritë, pa komplikuar asgjë me shifrat 17-25 .

Të kuqtë, shkuan të katërtët në sezonin e rregullt, por eksperienca tregoi se mund të eleminonin në gjysëmfinale edhe favoritët e Erzenit, përpara se të triumfonin në finalet e serisë me një 3-0 që nuk lë asnjë vend për dyshim. Partizani mund të festojë në Shkodër një arritje historike, duke përmbushur kështu dominimin total në volejboll, pak ditë pasi ekipi i vajzave u shpall kampion.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *