Presidenti slloven Barut Pahor i cili erdhi në Tiranë për samitin e Brdo-Brijunit nuk e ka lënë vrapin pas dore edhe pse ndodhej larg vendit të tij. Ai kishte dalë për vrap nga kodrat e Liqenit Artificial ku ka postuar edhe një foto në Instagram. Por kreut të shtetit slloven i ka bërë përshtypje truproja shqiptar që e shoqëronte i veshur me kostum.
“Le të hyjmë në Tiranë. Në vend të drekës, vrapojmë. Por roja shqiptare e sigurisë është i veshur me kostum dhe po vrapon së bashku me ne” shkruan Barut Pahor. Unë i them: “Më falni zotëri, por ju do të vraponi 15 km i veshur kështu?”
Ai përgjigjet: “Nuk ka asnjë problem zoti President, pasi unë jam i veshur sportiv, nuk kam një kravatë”. Presidenti Pahor tregon se më pas truproja ka marrë një biçikletë për ta ndjekur nga pas. “Tashmë po kthehemi në hotel dhe do ta pyes nëse gjithçka është në rregull. “Po, goxha vrapim”, – thotë ai.
A ky eshte vend nastradinash
Perse po shan truprojen?? Beri detyren..Po ta kishin nxjerre me breke do kishe share prape..Bier ne paqe me veten dhe bej detyren tende..Mbyll gojen!