• |
ide | kryesore

“Është si baba”: Reja fiton kuqezinjtë me vetëm katër ditë

Sport



Që futbollistët e kombëtares vuanin regjimin e Christian Panucci kjo ishte kuptuar me kohë, por sa asfiksuese ka qenë sjellja e ashpër e ish-mbrojtësit të Real Madrid mund të imagjinohet vetëm duke parë adhurimin që kuqezinjtë kanë krijuar në vetëm katër ditë pune me teknikun e ri të përfaqësueses, Edy Reja. 73 vjecari i ka fituar të gjithë, nga lojtarët e Under 21, nën drejtimin e tij në javën e mini-fazës përgatitore, e deri tek një si Mërgim Mavraj, që komunikimin e ka pikë të fortë dhe nuk është nga ata që impresionohen nga sjelljet.

Sic duket edhe qendërmbrojtësi, që u bë dhe nuk u bë kapiten me Panucci, e ka vuajtur tensionin në dhomat e zhveshje e kjo duket qartë në fjalët që Mavraj ka thënë në konferencë për shtyp: “Duket simpatik, i qetë. Është si babai jonë. Është i buzëqeshur dhe i sjellshëm, nga ana taktike nuk e vlerësoj dot ende.”

Në fund edhe një mendim për cfarë nuk funksionoi në fushë, duke nisur nga ajo aventurë e mbyllur keq në Ligën e Kombëve: “Liga e Kombeve na eci keq. Të gjithë s’kemi qenë të kënaqur me paraqitjet tona. Po u përmirësuam nga loja do të vijnë edhe rezultatet. Është ai që vlen në futboll. Nuk e kemi pasur, por i kemi cilësitë për ta arritur. Është momenti i duhur për të lënë të kaluarën pas. Do të kemi një shans të vërtetë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *