• |
ide | kryesore

Lamar Odom : Varësia nga seksi më ka shkaktuar probleme

Paparazzi, Slider



Lamar Odom ka rrëfyer për varësinë ndaj seksit, që e ka shoqëruar pothuajse gjatë gjithë jetës së tij si i rritur dhe faktit që ka kryer marrëdhënie të pambrojtura me 6 apo 7 partnere të ndryshme çdo javë. Ky “problem” është shoqëruar me shumë aborte thotë ylli i NBA, për të cilat i është dashur të paguajë vetë.

Ky rrëfim është vetëm një nga disa të pathëna për jetën e basketbollistit, të gjitha pjesë e e librit të tij autobiografik “Darkness to Light: A Memoir”, pra “Nga drita në errësirë”. Ish-bashkëshorti i Khloe Kardashian, në pjesën kur rrëfen për varësinë e tij ndaj seksit shkruan: “Kisha marrëdhënie me shumë partnere në javë, por mendimet e mia më torturonin kur shkoja në shtëpi. I “përdorja” femrat si një shkarkim i stresit apo i ndjenjave të mia, i shihja si një shpëtim por kjo vinte me shumë probleme…Shumë nga ish-at e mi nuk kanë përdorur mbrojtje, dhe unë kam paguar për shumë aborte përgjatë viteve.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *