• |
ide | kryesore

Pas padisë së PD-së dhe LSI-së, Kolegji Zgjedhor nis shqyrtimin

Lajme, Të fundit



Nis shqyrtimi i padisë së bërë nga PD dhe LSI kundër KQZ-së, për vendimin e marrë më datë 23 maj, për mos regjistrimin e anëtarëve të KZAZ-ve për PD-në dhe LSI-në.

Kolegji Zgjedhor ka bashkuar çështjet e PD-LSI në një gjykim të vetëm për shkak të objektit të njëjtë.

Ivi Kaso përfaqësuesi ligjor i PD tha: “Kemi të bëjmë me një të drejtë që i është mohuar PD-LSI. Nga zgjedhjet e vitit 2017 kemi dalë me një numër të caktuar deputetësh dhe të certifikuar nga vetë KQZ. KQZ ka refuzuar ta lexojë kodin zgjedhor. Ne i kemi çuar propozimet brenda afatit që na përcakton ligji”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *