• |
ide | kryesore

Reja: “Na u mohua një penallti”

Sport



Të humbasësh të vjen gjithnjë keq, por tekniku italian Edy Reja, e ka gjetur shkakun për disfatën 1-0 në Rekjavik kundër Islandës: “Nuk kemi bërë një ndeshje të keqe, por në futboll duhet edhe të krijosh dhe ne e patëm të vështirë – shpjegoi tekniku -. Kërkuam të imponoheshim me goditje standarte, por nuk arritëm e ajo që më vjen keq është se na mungon një penallti në momentin e goditjes së Hysajt”.

Për pësimin e golit italiani shpreh gjithë keqardhjen e tij: “Nuk duhet ta lejonim të kalonte, nëse kalon mbrojtësin e parë, duhet ta ndalonte i dyti ose i treti, por jo kështu – tha Reja -. Ndjen keqardhje të humbasësh me një gol të pësuar në këtë mënyrë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *