• |
ide | kryesore

Pogba mesazh i qartë për Juventus? Në Instagram foto e fanellës së tij bardhezi

Sport



Edhe pse në Spanjë janë të bindur se Paul Pogba dëshiron të shkojnë tek Real Madrid (blancos kanë prezantuar ndërkohë ofertën e parë prej 90 milionë stërlina), tifozët e Juventus vazhdojnë të ëndërrojnë kthimin e francezit në Torino. Ajo që ka shtuar edhe më shumë ‘bindjen’ është vetë mesfushori i Manchester United, që ndodhet në Japoni për një event komercial. 26 vjecari ka publikuar një story në Instagram, me foton e një tifozi me fanellat e tij, atë aktuale të Manchester United (numri 6) e atë që ka mbajtur tek Juventus (numri 10) për katër sezone (nga 2012 në 2016).

Mbetet për tu kuptuar, nëse kampioni i botës, që me shumë dëshirë pret të ndryshojë ambjent, ka dashur të japë një mesazh preciz, apo bëhet fjalë thjesht për një imazh të pafaj. Tifozët e Zonjës së Vjetër shpresojnë natyrisht të bëhet fjalë për hipotezën e parë e bashkë me ta e shpreson edhe tekniku i ri Maurizio Sarri, gati të nisë aventurën e në krye të kampionëve të Italisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *