• |
ide | kryesore

Mbappé nuk dëshiron të rinovojë me Psg: Real prêt momentin të godasë

Sport



Nuk është një periudhë e lehtë për Psg. Projekti faraonik i Al-Khelaifi duket se nuk i bind më yjet e futbollit, aq sa janë disa lojtarë që dëshirojnë të largohen nga Parisi. Largimi i Rabiot, Buffon e Dani Alves e me Neymar që flirton prej mujash me Barcellona, një tjetër lojtar simbol i kampionëve të Francës dëshiron të gjejë një tjetër skuadër. Kylian Mbappé, sipas asaj që shkruan Marca, nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën e tij që skadon në 2022 pavarësisht këmbënguljes së klubit.

Një datë që është ende larg, por Psg do të dëshironte të blindonte sulmuesin për të larguar sirenat e mundshme të merkatos, që mund të vijnë nga klubet e mëdha, duke i dhënë Mbappe edhe rolin e liderit në skuadër. E mes pretendentëve është Real Madrid, me Florentino Perez gjithnjë e më të gatshëm të ndërtojë një skuadër Galacticos, pas dështimit të vitit të kaluar. Objektivi i tij është ai i ndërhyrjes në një raport jo më idilik mes Mbappé e Psg, me shpresën se vullneti i lojtarit do të ndihmojë të ulen kërkesat për kartonin, që momentalisht kalon ndjeshëm 200 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *