• |
ide | kryesore

Rekordi Abreu: 29 skuadra në 11 shtete, “Loco” me valixhet në dorë

Sport



Ndalesa e shkurtër për të bërë trajnerin tek Santa Tecla (në El Salvador) ishte vetëm iluzion. Edhe pse disa, me shumë mundësi, kanë menduar se uruguajani do ti thoshte lamtumirë përfundimisht futbollit të luajtur. Por Sebastian Abreu nuk është gati akoma për tu ulur në pankinë e për ta vëzhguar nga distanca një ndeshje futbolli. Në moshën 42 vjecare sulmuesi ka ende dëshirë të provohet në artin që do të bëjë më mirë: të shënojë gola. E kështu, përgatitet për një aventurë të re me Boston River (në divizionin e parë uruguajan), sipas asaj që zbulon El País. Rekordi rritet bashkë me të: kjo është fanella e 29 që vesh në karrierë.

Nofkës “El Loco” mund ti shtohet fare mirë edhe ajo e koleksionistit të fanellave: dy vjet më parë me kalimin e tij tek Audax Italiano hyri në rekordet Guinness, dhe ishte “vetëm” fanella e 26. Abreu ka xhiruar botën, duke u rritur profesionalisht në Defensor Sporting e duke luajtur në Uruguay, Argjentinë, Spanjë, Brazil, Meksikë, Izrael, Greqi, Ekuador, Paraguay, El Salvador e Kili: në Puerto Montt ishte edhe golashënuesi i serisë B kilene. E për shumë kohë edhe një pikë fikse e përfaqësueses uruguajane: në Botërorin 2010 shënoi penalltinë decizive kundër Ghana me një panenka që hyri në histori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *