• |
ide | kryesore

Nuk luan kundër Inter: Lukaku edhe më pranë zikaltërve…

Sport



“Lukaku nuk është në formë dhe nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e nesërme”. Me këto fjalë, të deklaruara në konferencën për shtyp, tekniku i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka përjashtuar mundësinë e një kryqëzimi mes sulmuesit belg e Inter në miqësoren mes zikaltërve e Red Devils në program të shtunën në Singapore (ICC).

“Lajme merkato? Asnjë e re”, ka përsëritur tekniku i United, që vazhdon të përjashtojë Lukaku nga miqësoret e para sezonale të Manchester. Sulmuesi, në ditët e kaluara, ka pësuar një dëmtim të lehtë në kavilje gjatë stërvitjes, por sigurisht nuk po bën asgjë për të forcuar rikthimin. Vullneti i Lukaku është i qartë, dëshiron Inter e kërkon të stërvitet nga Antonio Conte, e këtë ia ka bërë të qartë klubit, që megjithatë vazhdon të mos bëjë ulje duke kërkuar 83 milionë euro. Një shifër që zikaltrit nuk janë të gatshshëm të paguajnë (Marotta po sheh alternativat), por ndoshta miqësorja e nesërme mund të jetë e nevojshme për të zhbllokuar situatën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *