• |
ide | kryesore

Më mirë se Messi e Ronaldo: Baghdad Bounedjah, perandori i Afrikës

Sport

Algjeria fitoi Kupën e Afrikës dhe rrëmbeu trofeun e dytë në histori. Heroi i ndeshjes ishte Baghdad Bounedjah, autori i golit të fitores pas dy minutash lojë. Aq i mjaftoi afrikano veriorëve për tu ngjitur në çatinë e kontinentit. Merita është e sulmuesit algjerian, që vazhdoi aty ku e kishte lënë, duke shënuar me rregullsi të frikshme. Përpara tij, për golat e shënuar, nuk është askush. Në kuptimin e plotë të termit.

Në 2018 një rezultat shifrash i të gjithë respektit: 59 gola në 40 ndeshje të luajtura. Më mirë se Messi, më mirë se Cristiano Ronaldo. Një frazë që dëgjohet rallë, duke parë pamundësinë, në dekadën e fundit, të superosh numrat e dy fenomenëve. E megjithatë statistikat flasin qartë: argjentinasi e ka mbyllur 2018 me 51 gola në 54 ndeshje; portugezi (mes Juventus e Real Madrid), është ndalur në 49 gola në 53 ndeshje. Numra që të marrin mendtë, por sërisht inferiorë ndaj algjerianit. Natyrisht peshon edhe kampionati i referimit: Baghdad Bounedjah është treguar superior i jashtëzakonshëm për nivelin e Qatar Stars League.

Por pavarësisht se niveli i kampionatit nuk është i lartë, 59 gola në 40 ndeshje mbeten numra që jo të gjithë mund ti koleksionojnë. Kualiteti duket dhe në Kombëtare, duke shënuar golin e fitores në finale, Bounedjah e dëshmoi. Normale në këtë pikë që sulmuesi të ketë tërhequr interesin e skuadrave europiane, si Marseille e Leeds. Vetëm se 28 vjecari nuk ka pranuar asnjë ofertë dhe në dhjetor 2018, vendosi të rinovojë kontratën me Al-Sadd deri në 2024. I lumtur klubi që mbajti në skuadër një sulmues prej 97 golash në 59 ndeshje që kur ka mbërritur në Qatar: Perandori i golit këtë herë është algjerian.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu