• |
ide | kryesore

“Uefa ka fshehur hetimet ndaj Psg”: akuza të ashpra të New York Times hapin një tjetër skandal

Sport



Cështja Psg-Fair Play Financiar fsheh hije: e pranon New York Times që ka patur akses në disa dokumente që do të provonin se Uefa nuk ka hetuar si duhet mbi klubin e Al-Khelaifi në lidhje me thyerjen e mundshme të rregullave të FPF në verën e 2017, atë që solli në Paris Neymar e Mbappé me një investim kolosal rreth 400 milionë euro (edhe pse blerja e francezit u bë formalisht për sezonin pasardhës).

E përditshmja amerikane pranon se organizmi më i lartë i futbollit europian ka groposur hetimet mbi Psg, duke mos e fundosur për shkak të lidhjeve mes Uefa vetë e Al-Khelaifi, pronar edhe të beIN Media Group që gjatë viteve ka derdhur miliona euro në arkat e Nyon për të drejtat televizive të futbollit europian.

Hetimet kishin dhënë idenë se kishte parregullsi sponsorizimi të entit të turizmit të Qatar, një lloj sponsorizimi i “familjes”, por e gjitha u fsheh. Ankimimi në CAS, i kërkuar nga Psg sepse kërkesa për hetime të mëtejshme nga Dhoma e Investigimeve Uefa nuk kishte ardhur në kohët e parashikuara nga ligji, u përmbyll pa asgjë të ndodhur: një boshllëk ligjor kishte shpëtuar parisienët. Sipas NY Times një tjetër sinjal për sjelljen e butë nga Uefa.

REGIMI I UEFA
Përgjigja e Uefa nuk vonoi: “Pasi vlerësuam ligjërisht, me ndihmën e një mendimi të jashtëm, arritëm në konkluzionin se kishte argument të forta në interpretimin e prezantuar nga Psg”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *