• |
ide | kryesore

Rekomandimi i OSBE ODHIR/ Kufizoni pronësinë e bosëve mediatikë mbi televizionet

Arkiva, Kryesore



Gjëndja skandaloze e njëanshmërisë dhe politizimit të mediave të mëdha shqiptare gjatë votimeve njëpartiake të 30 qershorit e ka shtyrë raportin e OSBE -ODHIR të arrijë në përfundimin drastik se pronësia e pronarëve të mediave të mëdha duhet kufizuar me ligj. Pasi ka nënvizuar se “Televizionet më të ndjekura, Top Channel dhe TV Klan e mbuluan PS-në me tone përgjithësisht pozitive dhe neutrale, ndërsa PD-në, me tone neutrale dhe negative”, raporti ka rekomanduar se “ligji për mediat audiovizive duhet të amendohet për të “kufizuar në mënyrë efektive pronësinë e medias” në sektorin e transmetimeve audiovizuale”.

Po ç’do të thotë ky kufizim drastik që është kapur midis 35 faqeve të raportit nga redaksia shqiptare e BIRN?

Ai lidhet me një histori të gjatë në të cilën me ardhjen e socialistëve në pushtet, pronarët e mediave lobuan për të hequr kufizimet mbi pronësinë që atyre u detyronte ligji i mëparëshëm.  Ky kufizim  i sanksionuar në nenin 62, theksonte  se asnjë individ apo kompani nuk lejohej të kishte nën pronësi më shumë se sa 40% të një televizioni kombëtar, ndërsa ata që kishin aksione në një televizion kombëtar ishin të ndaluar ë të kenë më shumë se sa 20% të aksioneve në një televizion lokal. Kjo masë e përkrahuar edhe na institucionet ndërkombëtare ishte ndërmarrë për të penguar monopilizimin e informacionit në disa duar të vetme dhe në ato të familjeve të tyre.

Ky monopolizim u thellua keqaz me ardhjen e Edi Ramës në pushtet. Një nga aktet e para të socialistëve ishte amendamenti Balla, që kërkonte çfuqizimin e  nenit të famshëm 62 që i jepte të drejtë një pronari të vetëm dhe një familjeje të kontrollonin pronësinë e plotë të një televizioni.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Pse Taulant Balla propozon një “grusht shteti” mediatik

Kjo tentativë u godit fort edhe nga organizmat ndërkombëtarë edhe nga OSBE, si një shenjë e qartë e asfiksimit të mediave dhe vënien e tyre në interest ë klaneve politico financiare dhe jo në favor të publikut. Por shoqata e mediave audio vizive, duke pasur edhe mbeshtetjen politike të socialistëve e hodhi këtë çështje në gjyq dhe Kushtetuesja lejoi pronësinë e një pronari të vetëm mbi televizionet.

Një studimi investigativ,  ”Monitorim i Pronësisë së Medias – Shqipëri” i kryer nga Rrjetet Ballkanike të Raportimit Investigativ në Shqipëri (BIRN Shqipëri) dhe Reporterët pa Kufij, rezultatet e të cilit u publikuan  në Tiranë në mars 2018, konfirmoi se ndryshimet ligjore të vendosura nga Gjykata Kushtetuese, anëtarët e së cilës janë larguar të gjithë si të korruptuar nga Vettingu, e kishin përçudnuar tregun duke sjellë  nivele jashtëzakonisht të larta përqendrimi. Katër pronarët kryesorë në median televizive kapin gjysmën e publikut/audiencës totale, nga 48.93% në 58.60%.

Si u mundua Rama te shperbleje pronaret e TV-ve

Si rrezultat i kësaj ne kemi sot televizionet më të mëdhenj të vendit jo vetëm prona të tre familjeve, por më keq akoma pjestarë të vetë familjeve drejtojnë edhe punën e përditshme editoriale të këtyre mediave. As në Rusinë putiniane mungesa e lirisë nuk ka shkuar deri në këtë shkallë.

Raporti i OSBE- ODHIR ka arritur në përfundimin se ligji për mediat audiovizive duhet amenduar dhe aty duhen rikthyer kufizimet për pronësinë familjare mbi mediat e mëdha duke u nisur dhe nga situata katastrofike që ata vëzhguan në votimet e fundit.  Ata vëzhguan se një pjesë e madhe e asaj që shqiptarët panë gjatë zgjedhjeve ishte në fakt materjal propagandistik i prezantuar nga partitë pjesmarrëse në votimet e 30 qershorit dhe i transmetuar në media pa u etiketuar si materjal propagandistik. Raporti vëren me shqetësim se qeveria e kryeministrit Edi Rama bombardon median me materjale të përgatitura prej saj, ndërsa gazetarëve u mohohet mundësia për të ndjekur aktivitetet politike dhe për të raportuar në mënyrë të pavarur nga këto aktivitete.

Kjo i ka shpënë raportuesit në rekomandimin për të rikthyer nenin e famshëm 62.

©Lapsi.al 

 



7 Comments

  1. Amerikanet, dikur me ligjin anti-trust ,i detyruan firmat e medha te copetohen ne disa firma te vogla, duke rritur konkurrencen ne sektoret perkates. Kjo mund te funksionoje me mire sesa kthimi i nenit 62, pasi ne zbatim te atij ligji, pronesia e Top Channel ne te gjalle te Tanit p.sh., edhe pse ishte e ndare, dominohej komplet nga Tani, dhe ndoshta shkaktoi dhune e vrasje.
    E njejta gje dhe me Klanin. Shqiperia nuk ka tradite te funksionimit te biznesit me ortake jo familjare. Ligjet copy-paste te organizimit te shoqerive njihen edhe me pak sesa zbatohen. Eshte kulturalisht e pamundur kjo forme organizimi tek ne. Orhan Pamuk, ne nje interviste thoshte se dallimi me i madh mes lindoreve(turqve) dhe perendimoreve eshte kuptimi dhe zbatimi i kontrates. Shqiptaret jashte familjes se tyre me fort konkurojne sesa bashkepunojne. Me mire te copetohen televizionet, sesa te shkaterrohen, ose te gjejne nje hapesire per te mashtruar ligjin dhe gjerat te rrine po njesoj.

  2. Tre kurv televizione kemi dhe nje krye kurv qe i ka majm aq shum sa do vij nje dit qe kan per ta ngren ket kurvin e gjat pa pik meshire?

    1. Ca thu o popull kar se ska per ti hy gjemb ne kembe per aq kihe sa ngelesh kar. Shqiptari edhe pasi meson realitetin prap kar ngelet. I shwiptar o te qifsha rrropt . Ku ta keji me liberbshpie. Nbajeni ne bythe nga evropa qe fal jush na perdori per ti prish pune amerikes, i vetmi partner real.

  3. Rrini degjoni politikanet tane ju. Socialistat kane pjerdh me kohe po dhe kta te tjeret po mbrojne me shume interesin e tyre personal qe po e shesin si interes kombetar fal ndihmes se evrolesheve.

  4. Ne Tirane TCH dhe Klan por edhe Televizionet e tjera i shikon mosha e trete ose mosha e katert (te vdekurit).

    Ne kohen e bumit te valeve te celularit dhe te modeleve ekstra te smartphone , akoma shikojne TV nje pakice e vogel?

    Bejini nje nder te gjithe te afermve tuaj tu mesoni te perdorin Internetin qe keshtu TV te vdesi edhe me shpejt se gazetat, kasetat, revistat, filmat, apo kinemate. Meqe keto monopolist primitv duan akoma te mbijetojne, jepuni nje shembull te mire duke i bojkotuar edhe ato pak qe kane mbetur admirues nga halli.

    TV eshte historikisht genjeshter ose me keq helm. Gjithashtu eshte vegel e politikes qe u duhet per propagande. Bojkotojini dhe hidhuni direk ne rrjetin e Internetit.

  5. Po ku ka media ne Shqiperi ?!
    E s’ka si te kete, si mund te jete ne rregull media ne nje vend ku çdo gje ka marre fund ? madje ajo vete ka kontribuar dhe eshte nje nga pergjegjesit per tatepjeten qe ka marre ky vend !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *