• |
ide | kryesore

Vdekja e dy punëtorëve në Tiranë, lirohet administratori i “Skela Syla”

Lajme, Të fundit



Petrit Syla, administrator i firmës “Skela Syla”, është liruar sot nga qelia me vendim të Gjykatës së Apelit. Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Artur Gaxhi, Flutura Skënderi dhe Gramoz Levanaj.

Syla ishte lënë në masën e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë, për shkak se dyshohej për shkeljeve të rregullave të sigurisë në punë, pas incidentit fatal nga shembja e skelës në një pallat të Tiranës, që i kushtoi jetën dy punëtorëve më 16 datë gusht.

Avokati i biznesmenit, Mirash Ndoci, e apeloi vendimin duke thënë se ndalimi i Sylës ishte i paligjshëm dhe se përgjegjësia për ngjarjen në rrugën e Elbasanit në kryeqytet, nuk bie mbi administratorin.

 



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *