• |
ide | kryesore

Ngatërruan himnin shqiptar, francezët ankohen për fërshëllimat e Marsejezës

F1, Sport



Mbrëmje speciale në Tiranë të dielën para ndeshjes Shqipëri-Francë. Për një inagurim origjinal i Air Albania, stadiumit më të ri dhe më modern në Shqipëri. Në një atmosferë të bukur përballë 22,000 spektatorëve shumë entuziastë (përfshirë 3700 francezë), publiku shqiptar tregoi se nuk harron. Pas ngatërresës së shtatorit të kaluar në Stade de France me interpretimin e himnit të gabuar dhe kërkesës së faljes ndaj Andorrës në vend të Shqipërisë, tifozët shqiptarë nuk nguruan të fishkëllejnë me ton të lartë Marsejezën.

Nën vërshëllimat e një stadiumi të tërë, Blutë nuk e humbën përqendrimin, ashtu si fjalët në frëngjisht të himnit kombëtar. Më herët gjatë mbrëmjes, disa tifozë kanë përjetuar një dush të vogël që nuk ishte planifikuar në program. Dushi i ftohë filloi para hyrjes së lojtarëve në fushë … Një goditje e vogël në një natë inagurimi të stadiumi që gjithsesi do të ketë nevojë për disa punë përfundimtare në javët e ardhshme. Ende nuk janë vendosur tabela njoftuese për rezultatin dhe minutazhin, duke detyruar gazetarët dhe zyrtarët të mbanin kronometrin në dorë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *