• |
ide | kryesore

Britmat e majmunit: pranga tifozit të City që ofendoi Fred e Lingard

Sport



Tifozi i Manchester City i akuzuar se i ka drejtuar fyerje raciste Fred e Lingard, në derbin e Manchester një ditë më parë, është arrestuar sot në Angli. Policia ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një burrë 41 vjec. Në minutën e 68′ të derbit, futbollisti brazilian i United edhe u godit me një objekt, me shumë mudnësi një cakmak. Arbitri Taylor, duke e kuptuar episodin, e ndërpreu menjëherë ndeshjen e kërkoi ndërhyrjen e steëard.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Manchester City, me një komunikatë për shtyp, ka bërë të ditur se do të bashkëpunonte me autoritetet për të gjetur fajtorin: “City aplikon një politikë me tolerancë zero në lidhje me diskriminimin e cdo lloji e kushdo që do të konsiderohet fajtor për abuzime racioale do të përjashtohet përjetë nga klubi”. Reagim i fortë edhe i dy trajnerëve: Solskjaer uroi që personi “të mos shkelë më në stadium”, Guardiola e përcaktoi episodin “të papranueshëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *