Ai është përfolur shumë për jetën e tij private ku thuhet se është në një lidhje me një vajzë që quhet Sara Hoxha, por që nuk i përket botës së showbizit.
Pak ditë më parë Mc Kresha i dha fund beqarisë duke u martuar me partneren e tij Erzina, dhe Ledri është zyrtarisht beqari i shoqërisë. Gjatë një interviste të realizuar për emisionin “Lart e poshtë” Andi Vrapi e ka pyetur rreth jetës së tij private si dhe planeve për martesë.
Ledri pranoi se ka presion të madh për këtë pjesë veçanërisht nga gjyshërit. “Kam vakt me u martu. Po e mbaj stafetën e beqarit edhe pak, s’di bro. Më së shumti presionin e kam nga gjyshi dhe gjyshja, po kismet kadalë kadalë . Unë martohem kur të vijë koha se Kresha ma lëshoi rradhën”, u shpreh ai.