• |
ide | kryesore

Të premten Thaçi do të mandatojë Kurtin si Kryeministër të ardhshëm

Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do ta mandatojë ditën e premte si kryeministër, kandidatin e Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurti. Një ditë pas konstituimit të Kuvendit, Gazeta Express raporton se Presidenti ka vendosur t’ia japë mandatin Kurtit ta formojë qeverinë.

Sipas të njëjtave burime, Presidenti e ka ftuar Kurtin të premten në orën 11:00 për t’i dhënë mandatin. Këtë të enjte Glauk Konjufca u zgjodh Kryetar i Kuvendit. Të gjitha këto zhvillime vijnë kur mes LDK dhe VV nuk ka ende një marrëveshje për krijimin e qeverisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *