• |
ide | kryesore

Kickbox humb një kampion bote: shuhet Cico Zerbini

Sport



Është shuar pas një sëmundje Gianmario “Cico” Zerbini, 48 vjeç, shumë i njohur në Itali për aktivitetin e tij sportiv dhe sidomos faktin që ishte shpallur tre herë Kampion Bote në Kickbox.

Zerbini titullin e fundit e kishte fituar në qershor 2011 duke mbrojtur ngjyrat e skuadrës “Vertical 2 Loano” në kategorinë e peshave të mesme-maksimale ose gjysëm të rënda, kundër francezit Fabien Camaja, 25 vjeç: Zerbini, atëherë 40 vjeç, e mposhti rivalin e tij 15 vjet më të ri në raundin e dytë, duke marrë titullin më të rëndësishëm.

Zebini kujtohet nga të gjithë si “gjiganti i mirë” klasik, që pasi u tërhoq nga ndeshjet, stërviti një tjetër kampion, Vitorio Jermano. Një njeri që ka bërë gjithcka që lidhet me sportin: nga puna në palestër, tek baywatch, pa harruar se ka qenë një ish-futbollist (ka milituar tek Pietra Ligure si mbrojtës në fund të viteve 90-të) dhe një nga drejtuesit e stadiumit të Gjenovës, skuadër me të cilën ishte tifoz i madh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *