• |
ide | kryesore

Problemet Interit i vijnë nga Gjermania: “Bayern nuk do ta blejë Perisic”

Sport



Inter është skuadra më aktive në merkaton e janarit, por pas ndalesës së këmbimit mes Politano-Spinazzola për zikaltrit, që duhet të arkëtojnë për të financuar ardhjet e Giroud e Eriksen (Gabigol e Lazaro në dalje) vjen një tjetër pengesë: Bayern Mynih në fakt ka ngelur në klasë Ivan Perisic, përtë cilin nuk do të ushtrojë në qershor opsionin e të drejtës së blerjes nga Inter, pas huazimit të këtij sezoni.

Është e bindur Bild, sipas të cilit përfaqësimet e kroatit (4 gola e 6 asist në 19 ndeshje) nuk kanë kënaqur drejtuesit bavarezë, që nuk do ti paguajnë 20 milionët e duhura për blerjen me titull përfundimtar të kroatit. Sipas të përditshmes gjermane, për Perisic në Bavari nuk ka të ardhme, për më tepër që ardhja e tij në verë ishte përcaktuar nga prezenca në pankinë e Kovac, shkarkuar më pas gjatë këtij sezoni. Nëse lajmi do të konfirmohej do të ndryshonte sigurisht planet e merkatos së Inter, që është sidoqoftë me idenë për ta shitur lojtarin në verën e ardhshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *