• |
ide | kryesore

Emre Can rikthehet në Liverpool: Juventus merr ofertën 35 milionë euro

Sport



Emre Can mund të rikthehet në Premier Leauge. Madje edhe në Liverpool, ku ka luajtur për katër vjet, vetëm se këtë herë me fanellën e Everton. Sipas Mirror, në fakt, pikërisht Carlo Ancelotti ka kërkuar ta ketë lojtarin që në këtë dritare të merkatos, pasi ishte munduar ta merrte tek Napoli në verë. Toffees janë gati ti prezantojnë Juventus një ofertë prej rreth 35 milionë euro. Vetëm se duhet parë nëse Can është i gatshëm të tradhëtojë të kaluarën e tij me Reds për ta kaluar tek rivalët e qytetit, pasi më parë ka thënë se nuk do të luante kurrë për Manchester për respekt të Liverpool.

Sigurisht në këtë moment lojtari kërkon të luajë me cdo kusht sepse në qershor do të jetë Europiani e nuk dëshiron ta humbasë mundësinë. Juventus nga ana tjetër nuk do ta shesë, nëse nuk vjen një ofertë e mirë e ajo e Everton garanton një plusvalencë të ndjeshme. Sarri ka konfirmuar se ish-Liverpool është pjesë e skuadrës, por në realitet, deri tani, Can ka luajtur vetëm tetë ndeshje kampionati, në kohën kur ishte i përjshtuar nga lista e Champions League. Në mesfushë janë gjashtë për tre vende e duke parë rikthimin e Khedira, hapësira për të mund të mos jetë më e madhe se ajo që ka patur deri tani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *