• |
ide | kryesore

“Mami luajmë më mirë ne se Napoli”. Lotët e fëmijës pikëllojnë tifozët: “Vendoseni foton në dhomat e zhveshjes”

Sport



Ato lot të Marios, tifozit të vogël të Napolit, fiksuar nga telekamera në shkallët e San Paolo, i kanë goditur të gjithë. Sepse futbolli është i atyre që e duan e pasioni i fëmijëve është i shenjtë. Në disfatëne të shtunës kundër Fiorentinës ai imazh mbeti më i forti, më i vërteti. Aq sa tani në rrjetet sociale është ngritur kërkesa: “Stampojeni atë foto e ngjiteni në dhomat e zhveshjes. Të gjithë futbollistët duhet ta shohin para se të zbresin në fushë për të kuptuar ku kanë arritur”.

Mario, nëntë vjec, e kishte marrë si dhuratë atë biletë për Napoli-Fiorentina, ndeshje në të cilën shkoi së bashku me të ëmën Carmela, babin Massimo e të motrën: “U mundova ti jap zemër e ta bëj të kuptojë se në sport jo gjithnjë mund të shkojë mirë – tregoi e ëma Carmela për të përditshmen “Il Mattino” – ishte një mbrëmje feste për ne, shpresonte për një rezultat tjetër. Në një pikë të ndeshjes më tha: ‘Mami, unë e shokët e mi të skuadrës luajmë më mirë se ky Napoli’”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *