• |
ide | kryesore

Këngëtarja reagon pas komenteve raciste të Camila-s

Paparazzi, Slider



Në dhjetor, të shumtë qenë njerëzit në Twitter që kërkonin të anulonin Camila Cabello-n, pasi u bënë publike postimet  e saj të dikurshme në Twitter. Nëse nuk i keni lexuar, mjafton të dini që vite më parë, në profilin e saj në Twitter (tashmë të fshirë), @vous-etess-belle, Camila përdorte vazhdimisht fjalën “nig*a” – term që ka përmbajtje raciste – tallej me aziatikët dhe njerëzit me ngjyrë, si edhe “qeshte” me dhunën e Chris Brown ndaj Rihanna-s.

Normani, pjesë e Fifth Harmony ku ishte pjesë edhe Camila para se të vazhdonte karrierën solo, ka qëndruar në heshje në lidhje me deklaratat e dikurshme të Camila-s. Por në një intervistë për Rolling Stone, Normani foli për herë të parë.“Dua të jem shumë e qartë në lidhje me çfarë dua të them për këtë temë të pakëndshme. Jam menduar disa herë për të folur për këtë çështje, sepse nuk doja të ishte pjesë e deklaratave të mia, por unë jam një grua me ngjyrë dhe jam pjesë e një brezi që ka histori të ngjashme. Ballafaqohem çdo ditë me të tilla sulme të pakuptimta. E kam toleruar diskriminimin shumë më përpara sesa të kuptoja se çfarë po ndodhte realisht. Urrejtja direkte ose jo e drejtpërdrejtë kanë qenë pranë meje për shumë vite, për shkak të ngjyrës. Do të ishte e pandershme nëse do të thoja se këto fjalë nuk më kanë lënduar. Ishte shkatërruese që komentet vinin nga dikush që supozohet të ishte si motër, sepse e dija që nëse situata do të përmbysej, unë do t’i mbroja të gjitha me gjithë zemër, pa e menduar dy herë. U deshën ditë që ajo të pranonte se çfarë po ndodhte në internet dhe u deshën vite që ajo të merrte përgjegjësinë për postimet fyese, të cilat u shfaqën së fundmi.Nuk dua ta trajtoj vetëm kështu situatën, pasi besoj se të gjithë meritojmë mundësinë për t’u rritur. Me të vërtetë shpresoj që t’i ketë shërbyer si mësim. Shpresoj që të ketë mirëkuptuar pse situata ishte e papranueshme. Po them atë që ndiej vërtet në zemër dhe jam shumë transparente sa nuk do të flas kurrë për këtë çështje.

Për burrat dhe gratë e tjera me ngjyrë, ne jemi si të gjithë. Fuqia jonë qëndron te kultura jonë. Jemi pasardhës të një liste të gjatë mbretërish dhe mbretëreshash. Ne meritojmë respekt, unë meritoj respekt dhe thjesht sapo kam filluar.”

Për sa i përket Camila-s, pasi postimet u bënë publike, këngëtarja kërkoi falje duke thënë se “asokohe ishte fëmijë dhe e paedukuar” dhe kërkoi publikisht falje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *