• |
ide | kryesore

“Herën tjetër të luajmë pa drita”: Douglas Costa ironizon Marotta pas fitores me Inter

Sport



Pas javësh polemika, hipotezash e batutash në distancë, Juventus-Inter u luajt me dyer të mbyllura, duke e privuar formacionin bardhezi nga mbështetja e tifozëve, por jo nga fitorja. E pas 2-0 me të cilën skuadra e Sarrit hodhi një hap drejt titullit, Douglas Costa nuk ka kursyer ironinë për kundërshtarët, në vecanti ish-drejtorin Beppe Marotta.

Braziliani ka postuar një foto të festimeve të skuadrës në dhomat e zhveshjes me shkrimin “Bashkimi bën fuqinë “. Batutën më të bukur gjithësesi sulmuesi e kishte lënë në përgjigje të komentit pikant të një tifozi: “Kujdes distancat! Përndryshe Marotta kërkon fitoren në tavolinë “. Douglas Costa, duke aluduar me pozicionimin e administratorit të deleguar të Inter për të luajtur ndeshjet e Serie A me dyer të mbyllura, ka shkruar: “Nuk ishin mbyllur mirë dyert.. ose herën tjetër të luajmë me dritat fikur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *