• |
ide | kryesore

Rrëfimi tronditës i Prandellit: “Kam humbur miq e kam të afërm në karantinë”

Sport



Mes zonave më të goditura nga epidemia e Covid-19 është sigurisht ajo breshiane. Një nga personazhet e famshëm të kësaj zone është Cesare Prandelli, që ka treguar momentin e komplikuar të miqve e të afërmve: “Kam humbur disa miq për shkak të koronavirus e kam disa të afërm në karantinë që janë pozitivë, por në shtëpi. Ndoshta vonuam me një javë mbylljen e gjithckaje”.

Në zonën e Brescia rritja e rasteve të personave të infektuar është konstante e situatën e ka rrëfyer ish-tekniku i kombëtares së Italisë: “Duhet të pranojmë realitetin e të qendrojmë në shtëpi, vetëm kështu mund ti ndihmojmë njerëzit. Kam humbur miq, është një situatë dramatike sidomos për familjarët që nuk kanë mundur dot ti qendrojnë pranë të afërmve të tyre”.

Infektimi po përhapet me shpejtësi: “Në një fshat si Orzinuovi mjaftoi një ndeshje kundër një skuadre të një vendi të Lodigiano për të shpërthyer virusin. Edhe unë kam të afërm në karantinë ose pozitivë, por sakrificat po i bëjnë në spital, mjekët e infermierët. Ndoshta ndaluam gjithcka një javë me vonesë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *