• |
ide | kryesore

Psg tenton goditjen e dyfishtë: 120 milionë lëkundin Lazion

Sport



Psg kthehet në sulm për Milinkovic-Savic. Është i bindur për këtë lëvizje të parisienëve l’Equipe, e përditshmja franceze gjithnjë e mirëinformuar për merkaton e klubit. Serbi kishte përfunduar në shënjestrën e francezëve në verën e 2018, por pastaj gjithcka u shkatërrua nga 120 milionët e kërkuar nga Lotito. Shifër që tani Leonardo ka ndërmend tia propozojë bardhekaltërve jo vetëm për kartonin e Rreshterit, por edhe atë të Adam Marusic. Të dy janë lojtarë të menaxherit, Mateja Kezman, e në aksin Roma-Paris në ditët e fundit janë regjistruar kontakte intensive.

Kontakte që shpejt do të tranformohen në një tratativë konkrete për goditjen e dyfishtë nga Lazio. Kjo sepse Milinkovic Savic prej kohësh është në majën e listës së dëshirave të Psg, e sepse Marusic, në skadencë në 2022, mund të jetë një zgjidhje e mirë për të mbushur boshllëkun e lënë nga largimi i sigurtë i Meunier.

Idea e Leonardos është ajo për ti dhënë vlerë të lartë malazezit, për të marrë një ulje tek serbi. Operacioni nuk është i lehtë, sidomos kur ke të bësh me Lotito, gjithnjë i ashpër kur flitet për para. Për momentin duket se presidenti bardhekaltër nuk do të zbresë poshtë 100 milionë për mesfushorin, të cilit mund ti shtohen 15-20 milionë për anësorin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *