• |
ide | kryesore

Lojtarë të lirë e huazime: Roma ka si objektiv Pedro, Willian e Lovren

Sport



Roma bëhet gati për merkaton e verës, që duket se do të jetë shumë e vështirë, duke marrë në konsideratë faktin që në 30 qershor bilanci do të jetë i dhimbshëm, me humbje që do të arrijnë shumën e përtej 140 milionëve. E kështu, verdhekuqtë do të ndërtojnë strategjinë e tyre në lojtarë pa kontratë e huazime: ky sugjerim i është dhënë të gjithë operatorëve të merkatos që i afrohen Trigorias.

Nga ana tjetër, operacionet e lidhura me mbërritjen e Smalling e Mkhitaryan, vitin e kaluar, ishin ndër më të mirët e kryer nga drejtori sportiv Petrachi, që kërkon ta riprovojë. Ëndërra mbetet të ushtrojë të drejtën e blerjes për mbrojtësin e United, e në fakt “Sun” shpjegon se mbrojtësi ka dëshirë të qendrojë, por i di problemet që kalon shoqëria, pa llogaritur këtu që Manchester United ka mbetur i mahnitur nga rilindja e tij, që mund ti sjellë të paktën 20 milionë euro.

Kështu, nëse Smalling kthehet në bazë, verdhekuqtë pëlqejnë Lovren të Liverpool, që e ndoqën edhe një vit më parë, ndërsa do të tentohet rinovimi i huazimit të Mkhitaryan, nëse Arsenal do ti zgjasë kontratën. Ndërkohë, Premier League mund të bëhet tregu i preferuar i romanëve, që nga Chelsea duan të marrin edhe Pedro (i kërkuar që në janar) e Willian. Lojarët pëlqehen shumë në Romës, edhe pse pagesa është problem.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *