• |
ide | kryesore

Frikë për portierin e Atalantës: tamponi i tretë pozitiv me koronavirus

Sport



Makthi Covid-19 për Marco Sportiello nuk ka përfunduar akoma. Portieri i Atalanta, që njoftoi se është infektuar me Koronavirus në 24 mars, në tamponin e tretë të kryer ka rezultuar përsëri pozitiv. Lojtari, rasti i parë i evidentuar pozitiv me virusin tek Atalanta, është në gjendje të mirë shëndetësore e po ndjek kufizimet e kërkuara në këtë rast.

Marco Sportiello ishte i pari rast me koronavirus tek Atalanta. Në momentin që portieri rezultoi pozitiv, bergamaskët dhanë një komunikatë për shty, pikërisht në 24 mars: “Ju bëjmë me dije se autoritetet shëndetësore lokale i kanë komunikuar klubit pozitivitetin me Covid-19 të futbollistit Marco Sportiello – shkruhej në komunikatë -. Marco aktualisht është pa simptoma. Karantina parandaluese, të cilës i ishte nënshtruar Marco e të gjithë lojtarët e skuadrës së parë do të përfundojë në 27 mars 2020”.

Në fakt kanë kaluar tashmë katër javë që portier vazhdon të jetë i sëmurë me virusin dhe kjo situata i ka shqetësuar shumë mjekët e klubit zikaltër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *