• |
ide | kryesore

Artiola Toska tregon për karantinimin larg bashkëshortit

Paparazzi, Slider



Izolimi dhe mbyllja e kufinve për shkak të koronavirusit i ka lënë të ndarë Artiola Toskën dhe bashkëshortin e saj.

Këngëtarja u karantinua pa të.“Nuk mund ta përballoj më tepër sepse u bënë shumë kohë pa bashkëshortin. Është e tepërt kaq. Mezi po pres që të iki. Më ka marrë malli shumë, sigurisht normal. Më miqtë e mi të ngushtë më tepër takohemi nëpër aeroporte, nëpër koncerte. Njëjtë si më përpara me miqtë sepse unë jam e angazhuar vetëm fundjavave ndërsa gjatë javës nuk dal shumë nga shtëpia. Më shumë pi ndonjë kafe me bashkëshortin, me ndonjë mikeshë, drekë me ta. Jam më tepër natyre familjare,”- u shpreh këngëtarja në emisionin “Ftesë në 5”. Ajo aktualisht është izoluar në shtëpinë e saj.

Fillimisht qëndruan me të motra dhe nëna e saj, ndërsa tani vëllai. Por bashkëshorti i saj mbeti i në Itali kur u mbyllën kufijtë. “U mbyllën kufijtë. Unë me datën 9 erdha nga Anglia në Shqipëri, bashkëshorti im ishte në Itali dhe ngelëm. Më pas fillova të përgatitem për këngën dhe nuk e dinim cfarë të bënim të vinte ai apo të shkoja unë. Ngeli fare,”- shtoi Artiola.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *