• |
ide | kryesore

Dyshimi tronditës, koronavirus që në tetor: “Në Botërorin ushtarak në Wuhan u sëmurëm të gjithë”

Sport



Në Botërorin ushtarak të Wuhan “u sëmurëm të gjithë, 6 në 6 në apartament e shumë edhe në delegacionet e tjera. Aq sa ekipit mjekësor gati i mbaruan ilacet”. Kjo është akuza e skermistit italian Matteo Tagliariol, që tregon atë që ndodhi në tetorin e kaluar, me mundësinë e infektimit nga koronavirus që atëherë. “Kam patur temperaturë e kollë për 3 javë – ka rrëfyer skermisti italian – e antibiotikët nuk bënë asgjë; pastaj e pati radhën djali im e gruaja ime. Nuk jam një mjek, por simptomat duken ato të covid-19”.

Deklaratave të Tagliariol i shtohet edhe pentatletja franceze Elodie Clouvel në emitentin televiziv Loire7: “Mendoj që bashkë me Valentin (Belaud) jemi infektuar me koronavirus më parë, sepse ishim në Wuhan për Lojërat Ushtarake. U sëmurëm, ai nuk mori pjesë tre ditë në stërvitje, unë pata probleme që nuk i kam patur kurrë më parë. E kur folëm me një mjek ushtarak, na tha ‘Mendoj se e keni patur sepse pjesa më e madhe e delegacionit u sëmur'”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *