• |
ide | kryesore

“Mund të ma thoshe përballë, si burrë”, “E bënte në brekë”: Balotelli e Melo replikojnë me Chiellini

-Instant, Sport



Sic parashikohej, fjalët e Chiellini kanë shpërthyer përgjigjen e protagonistëve të përfshirë: në fillim Felipe Melo, pastaj Mario Balotelli. “Felipe Melo më i keqi ndër të këqinjtë. Me të rrezikohej gjithnjë të rriheshe. Ia thashë edhe drejtuesve: është një mollë e kalbur” kishte shkruar mbrojtësi i Juventus në autobiografi, ndërsa braziliani i është përgjigjur: “Ai e bënte gjithnjë në brekë – ka thënë lojtari i Palmeiras për Gazzetta.it – Ndoshta ‘ky mbrojtësi’ është akoma i inatosur me mua sepse kur shkova tek Galatasaray, i dhamë ca shuplaka duke i eleminuar nga Champions League. Ose sepse pastaj Inter fitoi gjithcka e unë jam interist – vazhdoi Melo. Ai i tillë është: bën fenomenin… Po ndaloj këtu e nuk shtoj gjë tjetër, ca gjëra duhet të mbeten në dhomat e zhveshjes”.

“Person negativ, për ta kapur me shpulla për sjelljen e tij në Confederations Cup 2013” kishte shkruar mbrojtësi bardhezi për Balotellin që është përgjigjur në rrjetet sociale: “Unë të paktën kam sinqeritetin dhe kurajën ti them gjërat në fytyrë. Ti nga 2013 ke patur shumë raste për ta bërë, duke u sjellë si një burrë i vërtetë, por nuk e bëre kurrë. Kueshedi cdo të thuash një ditë për shokët e tu të sotëm, kapiten i cuditshëm… Nëse kjo do të thotë të jesh një kampion, atëherë preferoj të mos jem. E fanellës së Italisë nuk i kam treguar kurrë mungesë respekti”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *