• |
ide | kryesore

Mesfushori i Atalanta nuk ia doli: “Buzëqeshja jote e sjellshme do të mbetet gjithnjë”

-Instant, Sport



Andrea Rinaldi nuk ia doli dot. Mesfushori i ri 19 vjecar në pronësi të Atalanta e i huazuar tek Legnano, është shuar në spitalin e Varese ku u shtrua të premten në gjendje shumë të rëndë, pasi u godit nga një aneurizëm cerebrale gjatë një seancë stërvitore në shtëpi, në banesën e tij në Cermenate. Andrea luftoi për disa orë për jetën, por e humbi betejën në mëngjesin e të hënës.

Në mbrëmjen e të dielës gjendja e tij ishte e rëndë e djaloshi ishte në reanimacion në spitalin Circolo të Varese, i mbajtur në jetë nga aparaturat, që kishin regjistruar një aktivitet shumë të dobët cerebral gjatë ditës. Sipas asaj që është saktësuar, 19 vjecari është goditur nga një aneurizëm cerebrale ndërsa ishte në kopështin e shtëpisë, ku po zhvillonte një stërvitje të thjeshtë për tu mbajtur në formë.

ATALANTA: “THELLËSISHT TË PREKUR”
“Presidenti Antonio Percassi e gjithë familja e Atalanta, thellësisht të prekur, marrin pjesë në dhimbjen e familjarëve e të A.C. Legnano për humbjen e Andrea Rinaldi”: është ajo që lexohet në komunikatën e ngushëllimit të Atalanta, për vdekjen e 19 vjecarit, të rritur në ekipet e moshave zikaltër. “Ajo buzëqeshja jote e sjellshme do të mbetet gjithnjë në zemrën e atyre që patën fatin të të njohin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *