• |
ide | kryesore

Opozita rrezikon të përçahet, nuk e ka luksin të jetë “opozitë suedeze”

-Instant, 2, Ide

Nga sot, opozita shqiptare nuk është më e njëjta dhe sa më shpejtë ta kuptojë, aq më mirë për atë vetë dhe për ata që ajo përfaqëson. Ajo ndodhet përpara disa rreziqeve serioze, të vjetra por edhe të reja. Madje, rrezikon edhe të përçahet.

Rreziku mund të kalojë vetëm nëqoftëse bashkëshortja e Presidentit, njëkohësisht dhe kryetarja e LSI-së, është imune ndaj stërkalave të bashkëshortit të saj, si dhe po të dilte në konferencë për shtyp duke thënë se Presidenti dhe burri i saj, nuk ka të drejtë me skandalet që po i bën publike në lidhje me reformën në drejtësi.


Lexo më tej:

Ilir Meta hedh dyshime për një marëveshje të fshehte Basha- Rama

Madje dhe kjo nuk do mjaftonte. Do të duhej, çdo mesnatë të shkonte dhe të mallkonte bashkëshortin e saj te Yuri Kim dhe të Luigi Soreca.

Boh…

Presidenti i Republikës mbrëmë në një denoncim të pazakontë në emisionin ‘Opinion’, duke bërë publike disa mesazhe të diplomatëve në lidhje me reformën në drejtësi, vërtetoi atë që disa nga ne e kanë paralajmëruar me kohë, se Kryeministri Edi Rama, në bashkëpunim me një pjesë të diplomatëve dhe hartuesve të së ashtuquajturës ‘Reformë në Drejtësi’, nuk është thjesht arkitekti, por dhe zaptuesi i saj, e për rrjedhojë do të jetë dhe përdoruesi i saj si kobure, për të shantazhuar hapur dhe jo hapur, kundërshtarët e tij politikë, që naivisht mund të mendojnë të konkurrojnë në procese të ndershme demokratike me të.

Personalisht për mua, kjo reformë ka qenë e dështuar që në nisje, që nga mënyra unike se si u bë vetingu nga lart poshtë, dhe jo nga poshtë lart si në vendet e tjera të Europës Juglindore, apo edhe më tej.

Nuk kam ndërmend të citoj këtu për të njëmijtën herë raportin interim të Komisionit të Venecias, kur e përkufizonte këtë vetting të paprecedentë, që do të krijonte probleme të mëdha, boshllëqe të mëdha në sistem, tronditje të tij dhe kapje të sistemit nga forca politike që ishte në pushtet.

Nuk kam ndërmend të rikujtoj as Kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, i cili tha se nuk do të ndërmerrte kurrë një reformë me një proces vetingu të tillë, sepse dhe po të donte ai vetë, nuk kishte për ta lënë ta bënte as Bashkimi Europian.

Nuk kam ndërmend të rikujtoj edhe njëherë pengesat false të hartuesve të saj, ndaj ‘Gjakut të Ri’, të atyre dhjetëra qindra profesionistëve të ndershëm që kishin mbaruar shkollat në Perëndim. Nuk kam ndërmend t’ju rikujtoj sot se si Rama thoshte, se ‘nuk e dinte fare çfarë bëhej me reformën, se ishin të huajt që merreshin me të, amerikanët kryesisht dhe europianët’.

Nuk kam ndërmend të rikujtoj këtu as faktin se LSI i votoi shtatë ligjet e famshme të reformës dhe PD jo. Nuk ka rëndësi sot se kush i qëndroi më fort kësaj kapjeje dhe kush më pak.

Nuk kam ndërmend të kujtoj as ish Ambasadoren Vllahutin kur thoshte se reforma mund të bëhej në mënyrë të njëanshme dhe as euforinë e Ilir Metës për konsensusin e gjerë të arritur për votimin e kësaj reforme, sepse kam qenë i bindur, që me konsensus a pa konsensus, kjo reformë ‘sui gjeneris’, ka qenë e dështuar që në nisje.

Nuk kam ndërmend as t’i bëj të ndërgjegjshëm shqiptarët, se tani që dështimi po duket qartë, lufta do bëhët më e egër dhe përçudnimi do jetë më i madh, se diplomatëve kryesorë do t’u duhet me hir a me pahir, të justifikojnë lekët e taksapaguesve të tyre për këtë pseudoreformë.

E vetmja gjë që nuk do të ndryshojë në këtë telenovelë të një ‘Puçi të butë shteti’, është finalizimi i kapjes përfundimtare dhe totale të drejtësisë nga Edi Rama.

Të gjitha këto sot, bashkë me denoncimet e Presidentit dje, kanë shumë pak rëndësi se thjesht dhe vetëm shtojnë disa njolla në qivurin e reformës në Drejtësi, të cilën ata që e nisën e bitisën vetë, pa ndihmën e atyre që i kanë paracaktuar me laps për t’i vënë prapa hekurave. Denoncimet e Presidentit të Republikës tashmë kanë kuptim vetëm nëqoftëse pranohen si një ftesë për mënyrën dhe modelin e të bërit opozitë.

Teksa, Presidenti siç tha dje, e ka luksin për të qenë ‘President Danez’, opozita nuk mund të vazhdojë të jetë një ‘Opozitë Suedeze’, pa neutralizuar koburen e të ashtëqujturës ‘Reformë në Drejtësi’, që Rama mund ta përdori sa herë që opozita, del nga skemat dhe hullitë e tij.

Në një vend si Shqipëria, është utopike të pretendosh të mbash zgjedhje të lira e të ndershme pa gjykata e pa drejtësi, por do ishte fatale, të shkosh me këmbët e tua dhe i buzëqeshur në një palë zgjedhje me gjykata dhe drejtësi totalisht të kapura, për më tepër me bekimin dhe të disa ndërkombëtarëve, që për të justifikuar dështimin dhe paratë e taksapaguesve të tyre, tani në situatën ku ndodhen, nuk kanë rrugë tjetër, veçse ta zhveshin me dorën e tyre e ta fusin sa më shpejt Drejtësinë në krevatin e Ramës.
Syri.net

5 Comments

  1. Andi,asnjehere nuk ke qene i qarte,per ato qe shkruan.Por ne kete shkrim e ke dhje…. fare,sepse ke bere nje lemsh,ku ke ngaterruar kryesisht vehten tende.Fol more burre shqip,e jo si ne poezi,qe kuptimin e nje poezie,ne shumicen e tyre,e kupton vetem autori i saj.Del kunder te gjitheve,por asnjerin nuk e ballafaqon me bemat e tija.Me kete shkrim,ne fakt ke kritikuar vetem Andi Bejdexhiun.

  2. Cdo gje varet nga kendveshtrimi. Bejtja ne kete rast eshte me i qarte se duhet. Opozita nuk duhet te pranoje te beje zgjedhje me nje drejtesi te kapur sepse do shkaterrohet plotesisht. Nuk duhet te veproje si deri me tani qe i ka lene fushe te lire Rames qe ka kapur gjithcka dhe po perfundon kapjen e drejtesise. Ne mos, opozita eshte e humbur dhe Shqiperia do jete vendi ku Rama ben palle

  3. Edhe ajo sms banale që publikoi Ilir Meta tregon se opinionin mbi çdo çështje të nxehtë e krijojnë SHBA dhe BE, dhe e qarkullojnë mes tyre duke informuar Edi Ramën dhe Ilir Metën.

    Kaq e thjeshtë është.

    Po qe se reformën në drejtësi, do ta kishte në dorë Edi Rama, jam i sigurtë se Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk do të shqetësoheshin kurrë.

    Problemi i tyre real është jo se Edi Rama ndihmohet nga SHBA dhe BE, për të çuar deri në fund reformën në drejtësi, por se Edi Rama është dakord dhe së paku nuk ka çeduar në mbështetjen e detyrueshme kushtetuese ndaj SHBA dhe BE për reformën në drejtësi.

    Problemi i tyre është se ata ndjehen sikur kanë dorëzuar me duart e tyre, kokën në tepsinë e SHBA e BE, dhe jo të Edi Ramës. Po ta kishin tek tepsia e tij nuk do shqetësoheshin. Aty ku e kanë dorëzuar ndjehen të frikësuar dhe me kaq shpjegohet gjithçka, nga kjo lëvizje e re kundër SHBA e BE, që në fakt tregon frikën e vjetër.Xha eshte shkelyer fare ka vite dhe nuk ka qene asnjehere e bashkuar

  4. A ja vlen te flasesh per nje njeri qe ka vesh , sy dhe mendje por qe nuk do te shoh , te degjoj dhe te veproje?
    A ja vlen te perkrahesh nje njeri qe te gjitha kauzat i ka lene pergjysem dhe i ka çuar drejt deshtimit me vetedije ?
    A ja vlen te perkrahesh nje njeri qe nuk eshte konseguent me te tijet , por i braktis ne momentin e pare oportun ?
    A ja vlen te mbeshtetesh nje njeri si Basha qe se paku nuk degjon keshillat e miqeve dhe elektoratit te tij ?
    Pergjigja ime : JO dhe vetem JO . Nje njeri i tille do injoruar dhe braktisur ne pafytyrsine e tij.

    Kete njeri nuk arrij ta lexoje dot , eshte shume i paparshikueshem dhe i çoroditur ne teresine dhe llojin e tij .
    Ky njeri ose ka nje marreveshje te fshehte me te gajtin tone ose eshte idiot , rruge te mesme nuk ka . Deshira per pushtet i ka erresuar arsyen . Ky niset per peshk dhe merr malet me pushke ne dore , niset per gjueti thellezash dhe merr grepat e i hypen barkes .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu